Kina publikon masat për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e grurit
2023-08-27 18:28:53
CFP
Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës në Kinë, planifikuesi ekonomik i vendit, publikoi masat për të mbikëqyrur cilësinë dhe sigurinë e grurit.
Këto masa, të cilat përfshijnë 50 pika në tetë kapituj, do të hyjnë në fuqi më 1 tetor, shkruan “Xinhua”.
Ato synojnë të mbrojnë të drejtat dhe interesat legjitime të shitësve dhe konsumatorëve të drithit, të forcojnë mbikëqyrjen dhe administrimin e cilësisë dhe sigurisë së grurit në qarkullim dhe të sigurojnë cilësinë dhe sigurinë kombëtare të drithit.
Sipas dokumentit, ata që merren me bizneset e drithërave duhet të ndjekin rreptësisht ligjet, rregulloret, politikat dhe standardet përkatëse dhe t'i përmbahen sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë së grurit. (Irma)
Lajmet Kryesore