Kina dhe Afrika janë partnerë për realizimin e modernizimit
2023-08-26 17:02:38

Xinhua

Xinhua

Banorët e qarkut Garissa në Kenian Verilindore kanë parë së fundmi rritjen e të ardhurave të tyre falë energjisë elektrike të bollshme, orarit më të gjatë të hapjes së restoranteve dhe ujitjes me pompa të tokave bujqësore. Stacioni i Energjisë Fotovoltaike Garissa i ndërtuar nga një kompani kineze ka zgjidhur në mënyrë efektive problemin e mungesës së energjisë lokale dhe ka injektuar energji të gjelbër në zhvillimin e Kenias.

Ky vit shënon 10-vjetorin e paraqitjes së konceptit të politikës së sinqertë së Kinës ndaj Afrikës. Në këto dhjetë vite, Kina ka marrë pjesë në ndërtimin e mbi 6 mijë kilometrave hekurudha, më shumë se 6 mijë të tjerave rrugë automobilistike dhe rreth 80 objekteve energjetike në shkallë të gjerë në Afrikë. Zbatimi i këtyre projekteve vertetoi fjalën e mbajtur nga presidenti kinez Xi Jinping më 24 gusht gjatë Dialogut të Liderëve Kinë-Afrikë, ku u shpreh se Kina "është e gatshme të jetë një shoqëruese në rrugën e modernizimit në Afrikë".

Kina është vendi më i madh në zhvillim në botë, ndërsa Afrika është kontinenti me më shumë vende në zhvillim. Të dyja palët kanë një miqësi të thellë tradicionale, besim të fortë politik të ndërsjellë dhe bashkëpunim të ngushtë ekonomik e tregtar.

Kina ka qenë partneri më i madh tregtar i Afrikës për 14 vite me radhë. Në vitin 2022, Kina eksportoi në Afrikë mallra me një vlerë prej 1.87 trilion juanë, me një rritje prej 14.8% në krahasim me një vit më parë. Aktualisht, Kina është destinacioni i dytë më i madh importues për produktet bujqësore të Afrikës. Susami dhe kikirikët afrikanë përbëjnë 80% të importeve totale të Kinës. Deri në vitin 2035, vëllimi vjetor i tregtisë midis Kinës dhe Afrikës pritet të arrijë në 300 miliardë dollarë amerikanë. Tani, gjithnjë e më shumë afrikanë po i kushtojnë vëmendje dhe po studiojnë përvojën e modernizimit të stilit kinez. Rahamtalla M. Osman, përfaqësuesi i Bashkimit Afrikan në Kinë, u shpreh se ky modernizim ka frymëzuar Afrikën, duke shpresuar se kjo përvojë zhvillimi do të vazhdojë të shpërndahet mes njëri-tjetrit.

Xinhua

Në të njëjtën kohë, Kina ka mbështetur në mënyrë aktive përpjekjet e vendeve afrikane për t’u modernizuar dhe zhvilluar në mënyrë të pavarur. Në këtë takim, presidenti Xi propozoi tre masa: "Mbështetja e iniciativës së industrializimit të Afrikës", "Asistenca e Kinës për planin e modernizimit të bujqësisë së Afrikës" dhe "Plani i bashkëpunimit për trajnimin e talenteve Kinë-Afrikë", të cilat përputhen me nevojat e zhvillimit të modernizimit të Afrikës. (Xu Guang)