Pentagoni: SHBA do të presë pilotë ukrainas në shtator për stërvitje me F-16
2023-08-26 19:23:44

CFP

CFP

Shtetet e Bashkuara do të fillojnë në shtator trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët luftarakë F-16 në bazat e Forcave Ajrore të SHBA-së në dy shtete, njoftoi Departamenti amerikan i Mbrojtjes, citon “Xinhua”.

Trajnimi, i cili do të përfshijë disa pilotë dhe dhjetëra mirëmbajtës, do të fillojë me kurse në gjuhën angleze që do të ofrohen në bazën e Forcave Ajrore Lackland në Teksas, deklaroi në një konferencë shtypi sekretari i shtypit i Pentagonit, Pat Ryder.

Pasi të trajnuarit të kuptojnë aftësitë e nevojshme gjuhësore, ata më pas do të trajnohen se si të fluturojnë me F-16 dhe ky proces do të fillojë në tetor në Bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Morris në Arizona, tha Ryder.

Sipas tij, trajnimi në Shtetet e Bashkuara do të jetë trajnimi themelor i pilotëve luftarakë. Ai theksoi se kurrikula e saktë për pilotët ukrainas do të varet nga nivelet e tyre të përvojës, vlerësimi i të cilave është gjithashtu pjesë e programit të trajnimit.

Sa i përket kohëzgjatjes së trajnimit, Ryder tha se zakonisht duhen tetë muaj për një pilot të ri F-16 me jo shumë trajnime nga ana e SHBA-së për të përfunduar procesin dhe brenda intervalit pesëmujor për një pilot me përvojë.

CFP

CFP

Aktualisht, vendet evropiane po udhëheqin përpjekjet për të trajnuar pilotët ukrainas në F-16 dhe luftëtarë të tjerë të avancuar të prodhuar nga vendet perëndimore, me Danimarkën dhe Holandën të përgatitura për të ndërmarrë detyrën.  (Irma)