Kryeministri kinez thekson krijimin e avantazheve të reja për zhvillim cilësor
2023-08-26 19:32:45

CFP

CFP

Kryeministri kinez Li Qiang ka theksuar rëndësinë e respektimit të reformës dhe hapjes, të ecjes përpara me inovacionin, duke krijuar avantazhe të reja për zhvillim me cilësi të lartë dhe duke bërë përparim solid në avancimin e modernizimit kinez, shkruan “Xinhua”.

Deklarata e kryeministrit Li u bë gjatë një turneu inspektimi në provincën Guangdong të Kinës jugore. Ai inspektoi “Dongguan Yutong Optical Technology Co., Ltd.” dhe inkurajoi kompaninë të vazhdojë punën e saj dhe të mbështetet në inovacionin për të hapur hapësirë të re për zhvillim.

Ai vëzhgoi një demonstrim të produkteve dhe teknologjive të reja në Laboratorin e Materialeve të Liqenit Songshan dhe inkurajoi promovimin e mëtejshëm të integrimit të thellë industri-universitet-studime kërkimore.

Li inspektoi edhe “BTR New Material Group Co, Ltd.”, “SmartMore Corporation Limited”, “Shenzhen Mindray Bio-Medical Electronics Co., Ltd.” dhe kompaninë “Huawei”. Ai vlerësoi arritjet që kanë bërë ndërmarrjet në inovacion dhe zhvillim, duke i inkurajuar ato të vazhdojnë të punojnë drejt nivelit më të lartë ndërkombëtar dhe të fitojnë një avantazh konkurrues në treg me teknologjitë dhe produktet e tyre.

Li u kërkoi palëve përkatëse të vazhdojnë të optimizojnë shërbimet qeveritare dhe të krijojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e ndërmarrjeve.

Kryeministri kinez vizitoi dhe shumë kompani të tjera në disa zona të Kinës. Në një simpozium të organizuar gjatë turneut të tij të inspektimit, ai tha se Kina është në një periudhë kritike të transformimit dhe përmirësimit ekonomik. Ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së vendosmërisë së vendit për të nxitur zhvillim me cilësi të lartë dhe të përpjekjeve të vazhdueshme për të ndryshuar modelin e rritjes, për të përmirësuar strukturën e tij ekonomike dhe për të nxitur një vrull më të madh rritjeje.

CFP

CFP

“Duhet të bëhen përpjekje për të promovuar inovacionin shkencor dhe teknologjik, për të rritur investimet në kërkimin bazë, për t'u fokusuar në kultivimin e ndërmarrjeve inovative dhe për të përshpejtuar transformimin digjital të industrisë prodhuese”,- tha Li.

Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave për të stimuluar vitalitetin e subjekteve të ndryshme të biznesit, për të përshpejtuar ndërtimin e një tregu të unifikuar kombëtar dhe për të krijuar një mjedis biznesi të klasit të parë.

Kryeministri kinez nxiti përpjekjet për të futur iniciativa më kreative në zgjerimin e vazhdueshëm të hapjes institucionale, për të stabilizuar pjesët e tregut ndërkombëtar dhe për të bërë përpjekje më të mëdha për të tërhequr dhe përdorur kapitalin e huaj.  (Irma)