Zëvendëskryeministri kinez, Liu Guozhong, theksoi rëndësinë e prodhimit bujqësor të vjeshtës për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me drithëra dhe prodhime të rëndësishme bujqësore, për të garantuar përmirësim të qëndrueshëm në operacionet ekonomike, gjatë turneut inspektues në Liaoning dhe Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës, citon “Xinhua”.
Duke vënë në dukje se gruri i vjeshtës përbën më shumë se 70 për qind të prodhimit vjetor të grurit të vendit, Liu tha se nuk duhet kursyer asnjë përpjekje për të siguruar një korrje vjeshtore.
Sipas tij, duhet të përmirësohen udhëzimet teknologjike dhe të përdoren mirë fondet fiskale, për të stabilizuar dhe rritur prodhimin e grurit të vjeshtës.
Ai theksoi po ashtu nevojën e parandalimit të fatkeqësive natyrore, dëmtuesve të bimëve, përmirësimin e efikasitetit të prodhimit dhe cilësisë së produkteve blegtorale dhe ujore, për të përmbushur kërkesat e konsumit të larmishëm. Ndërsa inspektonte punën për konsolidimin e arritjeve në zbutjen e varfërisë, Liu nxiti përpjekjet për të parandaluar çdo rikthim në shkallë të gjerë në varfëri. (Irma)