Presidenti francez i bën thirrje Nigerit të rivendosë rendin kushtetues
2023-08-26 19:56:12

Presidenti francez (Foto Atsh)

Presidenti francez (Foto Atsh)

Presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një kthim në rendin demokratik në Niger, një ish-koloni franceze, udhëheqja e zgjedhur e së cilës u rrëzua pas një grusht shteti ushtarak muajin e kaluar.

“Grushti i shtetit është kundër demokracisë dhe njerëzve në Niger dhe kundër luftës ndaj terrorizmit. Franca kërkon lirimin e presidentit të arrestuar Mohamed Bazoum dhe rivendosjen e rendit kushtetues”,- deklaroi Macron në një intervistë për mediet vendase, citon “ATSH”.

Grushti i shtetit në fund të korrikut erdhi si një goditje e madhe për marrëdhëniet midis Francës dhe Nigerit.

Franca ka dislokuar ushtarë në disa zona të Afrikës Perëndimore si pjesë e operacioneve antiterroriste të mbështetur nga presidenti Macron.

“Nëse nuk do të kishim përfshirë operacionet Serval dhe më pas Barkhane, nuk ka dyshim se Mali dhe Burkina Faso nuk do të ekzistonin më, dhe nuk jam i sigurt nëse Nigeri do të ekzistonte ende”, tha ai.

Macron tha se operacionet franceze parandaluan me sukses formimin e kalifateve disa mijëra kilometra larg kufijve të Francës. (Irma)