Kina kërkon ndalimin e armiqësive në Ukrainë
2023-08-25 20:33:26

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Një i dërguar kinez theksoi të enjten nevojën për të nxitur ndalimin e armiqësive në Ukrainë dhe për të penguar përhapjen e krizës.

Për të arritur paqen, bashkësia ndërkombëtare duhet t'i inkurajojë palët të tregojnë qetësi e përmbajtje, të ecin në të njëjtin drejtim, të synojnë konsensusin, të forcojnë zërin e arsyeshëm që bën thirrje për paqe e negociata dhe të kërkojnë rrugët për të zbatuar nismat e ndryshme të paqes, për të krijuar kushte që favorizojnë bisedimet e paqes, tha Zhang Jun, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara.

Nisma e Drithit e Detit të Zi nuk duhet të braktiset lehtë. Kina pret që të gjitha palët të përpiqen për rinisjen sa më parë të eksporteve të grurit dhe plehrave bujqësore nga Rusia dhe Ukraina, tha ai.

Zhang bëri thirrje për përpjekje për të siguruar dërgimin e ndihmës humanitare, duke kërkuar që palët në konflikt të respektojnë rreptësisht ligjin humanitar ndërkombëtar, të mos sulmojnë civilët e infrastrukturën civile dhe të garantojnë furnizimin e mjeteve bazë të jetesës, si dhe sigurinë e jetës dhe pronës.

Për çështjen bërthamore, të gjitha palët duhet të tregojnë kufizim maksimal e arsye dhe të respektojnë Konventën mbi Sigurinë Bërthamore dhe ligje të tjera ndërkombëtare, theksoi ai.