Gati 40.000 vullnetarë do të shërbejnë në Lojërat Aziatike Hangzhou
2023-08-25 10:19:45

Foto nga VCG

Gati 30 nga zhvillimi i Lojërave të 19-ta Aziatike në Hangzhou, në kampusin Zijingang të Universitetit Zhejiang u prezantuan rreth 37.600 vullnetarë që do të shërbejnë në këtë event sportiv.

Pas disa raundeve rekrutimi, trajnimi dhe praktikimi, vullnetarët janë të gatshëm të ofrojnë shërbime të ndryshme gjatë Lojërave, duke përfshirë shërbimet e regjistrimit dhe certifikimit, si dhe shërbimet gjuhësore, shkruan “Xinhua”.

Sipas komitetit organizativ, vullnetarët për Lojërat Aziatike Hangzhou dhe Lojërat Para Aziatike janë kryesisht studentë nga 46 universitete në provincën Zhejiang, me profesionistë shtesë në organizimin dhe menaxhimin e garave, gjuhë të huaja, kujdes mjekësor etj., si dhe 400 vullnetarë nga jashtë krahinës dhe rreth 400 nga grupe të tjera përfaqësuese.

Rreth 19.000 vullnetarë nga 43 universitete kanë shërbyer tashmë në testimin “Exciting Hangzhou” që nga fillimi i korrikut.

“Ne jemi gati. Do të fokusohemi në çdo proces, hap dhe detaj gjatë shërbimit tonë për të kontribuar në suksesin e Lojërave”,- deklaroi studenti vullnetar Zhao Hongyan.

“Përkrah vullnetarëve ndërkombëtarë nga të gjitha anët e botës, jam i përkushtuar të promovoj frymën e miqësisë, ndihmës reciproke dhe përparimit. Së bashku, do të përpiqemi të jemi komunikues kulturorë, duke ndarë historitë e Lojërave Aziatike dhe Kinës me botën”,- deklaroi Awad Mostafa Mohamed Safwat Mohamed nga Egjipti, një student ndërkombëtar në Universitetin e Teknologjisë Zhejiang. (Irma)