CMG-ja: Si të arrihet zhvillimi me cilësi të lartë pas zgjerimit të BRICS-it
2023-08-25 14:19:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

BRICS-i është zgjeruar me anëtarë të rinj. Të enjten paradite, në kuadër të Samitit të 15-të të BRICS-it, u zhvillua një konferencë për shtypin, ku u shpall që Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara, Argjentina, Irani dhe Etiopia janë bërë zyrtarisht anëtarët e rinj të familjes së madhe të BRICS-it.

 

Në një intervistë për CMG-në, disa ekspertë vunë në dukje që këto gjashtë vende të reja anëtare kanë epërsitë e veta, kanë një përplotshmëri të fortë ekonomike dhe do të plotësojnë më tej strukturën industriale të BRICS-it në sektorët e prodhimit, ushqimeve, energjetikës dhe shërbimeve, duke aktivizuar potencialin e bashkëpunimit të BRICS-it.

 

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping theksoi në samitin e Johanesburgut që vendet e BRICS-it duhet të thellojnë bashkëpunimin ekonomik, tregtar e financiar dhe të nxitin zhvillimin ekonomik; të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e politikës e të sigurisë dhe të ruajnë paqen e qetësinë; të shtojnë shkëmbimet kulturore e të nxisin mësimin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve të ndryshme; të ngulin këmbë në barazinë e drejtësinë dhe të përmirësojnë qeverisjen globale. Këto katër pika  janë në të mirë të shtimit të bashkëpunimit brenda BRICS-it, të nxitjes së partneritetit me cilësi të lartë e të zhvillimit në një drejtim të arsyeshëm të qeverisjes globale, që ndodhet në fazën e ndryshimit. Ish-diplomati afrikanojugor, Gert Grobler, u shpreh se ai pret që Kina të vazhdojë të luajë rol drejtues në nxitjen e vendeve anëtare të BRICS-it të përballojnë së bashku sfidat dhe të përpiqen bashkërisht për paqe e zhvillim.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për përballimin e sfidave, si mëkëmbja e dobët e ekonomisë botërore, dhe për t'u përshtatur me prirjen e kohës dhe zhvillimin teknologjik, Kina ka ofruar një plan të hollësishëm.

 

Ekonomia digjitale dhe zhvillimi i gjelbër janë bërë shtysat e reja të rritjes ekonomike globale. Instituti i Financave pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës publikoi në maj raportin e treguesit të zhvillimit të ekonomisë digjitale të botës. Në këtë raport, thuhet që vlera  mesatare e këtij treguesi është ngritur në 57.01 në vitin 2021, nga 45.33 më 2013, 26% më shumë. Në këtë samit të BRICS-it, Kina theksoi bashkëpunimin praktik, posaçërisht në ekonominë digjitale, zhvillimin e gjelbër dhe zinxhirin e furnizimit, duke nxitur edhe lidhjet e shkëmbimet ekonomike, tregtare e financiare, çka ka treguar një drejtim të qartë për bashkëpunimin ekonomik të BRICS-it.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Bashkëpunimi për sigurinë politike është një tjetër sektor i rëndësishëm. Siguria është parakushti për zhvillim. Por tani, mendësia e Luftës së Ftohtë është në rritje dhe gjendja gjeopolitike është serioze. Këshillat dhe qëndrimet e Kinës për zgjerimin e bashkëpunimit mbi sigurinë politike të BRICS-it pasqyrojnë dëshirën e përbashkët të popujve të botës që duan paqe. Kjo është në të mirë të zhvillimit paqësor të BRICS-it dhe do të japë kontribut për paqen botërore.