BE njofton ndihma për Kongon për shkak të konfliktit
2023-08-25 11:00:28

Foto nga VCG

Bashkimi Evropian njoftoi nisjen e një transportuesi të ri ajror humanitar për të dërguar furnizime thelbësore në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, ku konflikti po i largon banorët nga banesat e tyre.

Dy avionë me mbi 180 tonë ndihma, përfshirë ushqime dhe furnizime mjekësore, kanë mbërritur tashmë në qytetin e Gomës, shkruan “ATSH”.

Gjithsej janë planifikuar të kryhen tetë fluturime, deri në fund të gushtit.

Sipas Komisionit Evropian, mbi 6.2 milionë banorë janë zhvendosur brenda Kongos, duke regjistruar numrin më të lartë në Afrikë. Afër Gomës, kryeqendra e provincës Kivu Veriore, rreth 500.000 banorë kanë mbetur të pastrehë.

Që nga marsi 2022, situata e sigurisë u përkeqësua më tej pasi 1.1 milionë banorë u zhvendosën rishtazi.

Konfliktet e armatosura po shkaktojnë paqëndrueshmëri serioze, pasi grupe të ndryshme po kryejnë shkelje të të drejtave të njeriut duke përfshirë vrasjet, rrëmbimet, torturat dhe përdhunimet. (Irma)