Kina do të lehtësojë listimin jashtë shtetit të kompanive vendase
2023-08-25 17:41:25

Foto nga VCG

 Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë në Kinë (CSRC) do të vazhdojë të lehtësojë kanalet për kompanitë vendase për t'u listuar në tregun jashtë shtetit, citon “Xinhua” nënkryetarin e komisionit Li Chao.

Sipas tij, CSRC-ja do të mbështesë financimin e ndërmarrjeve kineze, për të promovuar formimin e një mekanizmi koordinues rregullator më transparent, efikas dhe më të qetë për listimin jashtë shtetit të kompanive.

Komisioni do të optimizojë dhe përmirësojë mekanizmin e lidhjes, do të promovojë futjen e më shumë produkteve në tregun e synuar dhe do të lehtësojë më tej hyrjen e fondeve të huaja afatmesme dhe afatgjata në treg.

Ai gjithashtu do të forcojë hapjen e dyanshme të produkteve nga pjesa kontinentale dhe Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut, do të mbështesë Hong Kongun në lançimin e kontratave dhe produkteve të tjera, si dhe do të konsolidojë dhe përmirësojë pozicionin e Hong Kongut si qendër e menaxhimit të rrezikut.

Deri në fund të korrikut, mbi 1400 kompani kineze u listuan në Hong Kong, duke përbërë mbi 50 për qind të numrit të përgjithshëm të kompanive të listuara në qendrën financiare, tregojnë të dhënat nga CSRC-ja. (Irma)