ShBA-ja "po e eksporton dhunën me armë" jashtë vendit
2023-08-25 12:15:05

Foto nga VCG

Agjencia e lajmeve "Bloomberg" publikoi të martën një artikull, ku thuhet që ShBA-ja "po e eksporton dhunën me armë" jashtë vendit dhe si Partia Demokrate, ashtu edhe ajo Republikane, po e nxitin këtë prirje.

Sipas artikullit, në vitin 2020, administrata e atëhershme e presidentit Trump e kaloi kompetencën e mbikëqyrjes së eksportit të armëve nga Departamenti i Shtetit në Departamentin e Tregtisë, i cili është përgjegjës për të ndihmuar kompanitë të fitojnë para. Biden-i në atë kohë ishte një kandidat presidencial dhe premtoi ta ndryshojë këtë politikë. Por tani, kur ndodhet në gjysmën e mandatit të tij si president, ai nuk e ka bërë ende një gjë të tillë.

Numri i armëve të zjarrit gjysmautomatike të eksportuara nga ShBA-ja është më shumë se dyfishuar që nga viti 2016, dhe këto shitje kanë sjellë fitime të mëdha për industrinë e armëve, ndërsa kanë shkaktuar kaos në të gjithë Amerikën Latine, duke përfshirë kufirin ShBA-Meksikë.(Çang Çuo)