Inflacioni dhe Covid çuan në varfëri ekstreme rreth 68 milionë njerëz në Azi dhe Paqësor
2023-08-25 10:38:02

Foto nga VCG

Rritja e kostos së jetesës për shkak të inflacionit në rritje dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë Covid-19 kanë çuar afro 68 milionë njerëz drejt varfërisë ekstreme në Azi dhe Paqësor, thuhet në një raport të Bankës Aziatike për Zhvillim (ADB), citon “Panorama”.

Sipas raportit të “ADB”-së, rreth 155.2 milionë njerëz në Azi dhe Paqësor, apo 3.9 për qind e popullsisë së rajonit, jetuan në varfëri ekstreme ose mbijetonin me më pak se 2.15 dollarë në ditë që nga viti i kaluar.

“Duke forcuar sistemet e mbështetjes sociale për të varfrit dhe duke nxitur investimet dhe inovacionin që krijon mundësi për rritje ekonomike dhe punësim, qeveritë në rajon mund të kthehen në rrugën e duhur”, deklaroi kryeekonomisti i “ADB”-së, Albert Park.

Inflacioni u rrit në nivele rekorde në shumicën e vendeve të botës vitin e kaluar për shkak të ndërprerjeve në tregjet e ushqimit dhe energjisë.

Njerëzit e varfër u prekën më së shumti nga kjo krizë sepse iu desh të shpenzojnë më shumë para për nevojat bazë si ushqimi dhe karburanti, duke i lënë ata pa mundësinë e kursimit të parave për të paguar kujdesin shëndetësor dhe për të investuar në arsim, thuhet në raportin e “ADB”-së. (Irma)