Foto nga CFP
Të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh në një konferencë shtypi se të mërkurën, në kuadër të Samitit të BRICS-it të zhvilluar në Afrikën e Jugut, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime me kryeministrin indian Narendra Modi. Të dy palët shkëmbyen mendime për marrëdhëniet kino-indiane dhe për probleme të tjera me interes të përbashkët.
Wang Wenbin u shpreh që presidenti Xi Jinping theksoi se përmirësimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve kino-indiane jo vetëm përputhet me interesat e përbashkët të të dy vendeve e popujve, por është edhe në favor të paqes, qëndrueshmërisë e zhvillimit botëror e rajonal. Dy vendet duhet ta trajtojnë siç duhet problemin e kufirit, për të mbrojtur së bashku paqen e qetësinë në rajonin kufitar.
Wang Wenbin ritheksoi se qëndrimi i Pekinit për problemin e kufirit ndërmjet Kinës e Indisë është konsekuent e i qartë.
"Problemi i kufirit nuk është gjithçka në marrëdhëniet kino-indiane. Duhet të gjendet një projekt zgjidhjeje i drejtë e i arsyeshëm që pranohet nga të dy palët, nëpërmjet konsultimeve paqësore e miqësore. Para zgjidhjes së problemit, palët duhet të mbrojnë së bashku paqen e qetësinë në rajonin kufitar," tha zëdhënësi i diplomacisë kineze. (Fani)