Bashkëprodhimi i operës “Lakmé” do të shfaqet në Pekin
2023-08-25 10:33:04

Foto nga VCG

Opera “Lakmé” e kompozitorit francez Léo Delibes do të bëjë debutimin e saj kinez në Qendrën Kombëtare për Artet Performuese (NCPA) në Pekin.

Shfaqja, bashkëprodhuar nga NCPA, Royal Muscat Opera House, Fondazione Arena di Verona dhe Los Angeles Opera House, do të vihet në skenë nga 12 deri më 16 shtator.

Me ngjarje të vendosura në mesin e shekullit të 19-të, shfaqja tregon historinë e një tragjedie romantike midis ushtarit britanik Gerald dhe Lakmé, vajzës së indianit Brahmin Nilakantha.

Një nga kryeveprat e vlerësuara të Delibes, opera u shfaq premierë në Paris në vitin 1883. (Elona)