Foto nga VCG
Një studim japonez tregon se koha që fëmijët kalojnë para ekranit shkakton vonesa në zhvillimin e tyre në shumë fusha. Sipas studimit, kalimi i kohës para ekranit nga mosha 1 vjeç e në vazhdim shkakton vonesa në zhvillimin e aftësive komunikuese dhe në grupmoshën 2-4 vjeç vonon zgjidhjen e problemeve, përcjell “ATSH”.
Studimi përcaktoi se fëmijët që kalojnë më shumë se 4 orë në ditë para ekranit kanë më shumë gjasa të kenë vonesa në zhvillim.
Në studim, 7097 fëmijë nga 50 klinika dhe spitale të ndryshme në provincat Miyagi dhe Ivate u vendosën të kalonin kohë në pajisje teknologjike si tableta, telefona, kompjuterë dhe televizorë, si dhe u ekzaminua efekti i tyre në zhvillimin e fëmijëve.
Nga fëmijët që u ndoqën, 3440 (48.5 për qind) kaluan më pak se 1 orë në ditë në ekran, 2095 (29.5 për qind) kaluan 1 ose 2 orë, 290 (4.1 për qind) kaluan më shumë se 4 orë.
Studiuesit arritën në përfundimin se 1532 nga 7.977 fëmijë (21.6 për qind) kishin vonesa të vazhdueshme zhvillimore. Studiuesit theksuan se vonesat në zhvillim nuk shkaktohen drejtpërdrejt nga kalimi i kohës para ekranit, por nga fëmijët që kalojnë më pak kohë ballë për ballë me njerëzit e tjerë.
Revista “American Medical Association of Pediatrics (JAMA)” publikoi studimin e kryer midis korrikut 2013 dhe marsit 2017 si pjesë e Projektit Megabank të Kolegjit Mjekësor Tohoku në Japoni. (Irma)