Vdekja e Prigozhin, mercenarët e “Wagner”-it paralajmërojnë hakmarrje
2023-08-25 10:22:28

Foto nga VCG

Mercenarët e grupit “Wagner” po përgatiten për mobilizim të plotë pas lajmeve për vdekjen e liderit të tyre, Yevgeny Prigozhin, dhe të nënkomandantit, Dmitry Utkin, në aksidentin ajror pranë Moskës.

Kanalet e rrjeteve sociale të lidhura me “Wagner”-in postuan një sërë mesazhesh pas rrëzimit të avionit, duke u zotuar për hakmarrje nëse lideri i tyre konfirmohet i vdekur dhe duke i shpallur njerëzit përgjegjës tradhtarë të Rusisë, shkruan “RTSH”.

Ish-kreu i MI6, sër John Saëyers, tha se shërbimet e sigurisë mund ta zbulojnë nëse avioni u rrëzua nga një raketë, por shtoi se beson që avionin e rrëzoi diçka që ndodhej brenda tij.

Por, ai ngre dyshime se Prigozhin mund mos të ketë qenë në avion dhe mund të jetë gjallë. (Irma)