Xi: Përmirësimi i marrëdhënieve Kinë-Indi, në interes të të dy vendeve
2023-08-25 12:09:31

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të mërkurën një takim me kryeministrin indian Narendra Modi me kërkesë të këtij të fundit, në Johanesburg të Afrikës së Jugut, ku ata ndodheshin për të marrë pjesë në samitin e BRICS-it, bëri të ditur të premten një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Të dy udhëheqësit patën shkëmbime të sinqerta e të thelluara pikëpamjesh mbi marrëdhëniet aktuale kino-indiane dhe çështje të tjera me interes të përbashkët, tha zëdhënësi.

Xi theksoi se përmirësimi i marrëdhënieve Kinë-Indi përputhet me interesat e përbashkët të të dy vendeve e popujve të tyre, si edhe është në favor të paqes, qëndrueshmërisë e zhvillimit të botës dhe të rajonit. Të dyja vendet duhet të nisen nga situata e përgjithshme e marrëdhënieve dypalëshe, ta trajtojnë siç duhet çështjen e kufirit dhe të ruajnë së bashku paqen e qetësinë në zonën kufitare. (Çang Çuo)