Kina do të përmirësojë shërbimet e docentit të muzeut
2023-08-25 12:00:42
Foto nga VCG
Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në Kinë ka nxjerrë udhëzime për përmirësimin e shërbimeve të docentit të muzeut.
Sipas dokumentit, duhet të ketë më shumë shërbime docenti të disponueshme pa pagesë në muze dhe ato duhet të ofrohen nga më shumë profesionistë, duke përfshirë kuratorë, ekspertë dhe studiues, shkruan “Xinhua”.
Udhëzimet bëjnë të ditur se duhet të korrigjohen menjëherë gabimet e bëra nga docentët, si shtrembërimi i historisë.
Muzetë inkurajohen gjithashtu të përmirësojnë prezantimet në internet të relikteve të tyre kulturore, në mënyrë që vizitorët të përgatiten më mirë përpara se të vizitojnë muzetë. (Irma)
Lajmet Kryesore