Kina nxjerr në pah interesat e përbashkëta të Jugut Global
2023-08-25 16:18:30

Atlantis, një vend që prej kohësh ishte referuar si “qyteti i harruar” mes mjedisit të mrekullueshëm të qytetit të Kejp Taun, Afrika e Jugut, pësoi një metamorfozë mahnitëse rreth një dekadë më parë.

 

Ky transformim u katalizua nga ngritja e një fabrike “Hisense” në zemër të këtij qyteti dikur të përgjumur. Përpara ardhjes së prodhuesit kinez të pajisjeve elektronike, Atlantis kishte qenë i fjetur nën hijen e Kejp Taunit dhe potenciali i tij kalonte pa u vënë re.

 

Rreth 700 km në lindje të Atlantis, prodhuesi kinez i automobilave “Beijing Automotive Industry Corporation (BAIC)” ka nxjerrë makina nga linja e prodhimit në fabrikën e tij në Afrikën e Jugut pranë qendrës së eksportit të makinave në Port Elizabeth që nga viti 2018.

 

foto: VCG

foto: VCG

Objekti i “BAIC”, një kompleks i madh industrial, jo vetëm që ka teknologjinë e fundit të prodhimit të automobilave, por gjithashtu luan një rol vendimtar në ofrimin e mundësive të punësimit për fuqinë punëtore lokale.

 

“Hisense” dhe “BAIC” janë ndër shumë korporatat kineze që marrin pjesë në zhvillimin ekonomik lokal në Afrikë. Në intervistat e tyre me “Xinhua”, ekspertë dhe zyrtarë afrikanë thanë se si një anëtare e Jugut Global, Kina ka ndjekur një rrugë zhvillimi që paraqet bashkëpunim të favorshëm dhe përfitime reciproke.

 

“Falë Kinës, Kenia sigurisht ka parë shumë zhvillim të infrastrukturës nën iniciativën “Një brez, një rrugë””,- tha Stephen Ndegwa, një pedagog në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara në Afrikë me bazë në Nairobi.


“Ne kemi parë zhvillime të infrastrukturës, duke përfshirë portet, digat, zgjerimin e rrugëve dhe madje edhe autostrada dhe hekurudha të reja, të cilat të gjitha kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen sociale dhe ekonomike të Afrikës”,- tha ai, duke shtuar se një projekt si “Një brez, një rrugë” nuk mund të ketë sukses pa miqësi, sinqeritet dhe ndershmëri.

 

foto: VCG

foto: VCG

foto: VCG

foto: VCG

Të martën, presidenti kinez Xi Jinping ripohoi angazhimin e Kinës për të mbrojtur interesat e përbashkëta të Jugut Global në çështjet globale. Si një vend në zhvillim dhe një anëtar i Jugut Global, Kina ndjek një të ardhme të përbashkët me vendet e tjera në zhvillim dhe me vendosmëri ka mbështetur interesat e përbashkëta të tyre dhe ka punuar për të rritur përfaqësimin dhe zërin e tregjeve në rritje dhe vendeve në zhvillim në çështjet globale.

Vërejtjet e Xi u bënë në një fjalim të lexuar nga ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, në Forumin e Biznesit BRICS 2023. “Kina ka ndihmuar vendet afrikane për të promovuar avancimin e tyre industrial, që është një qasje e lavdërueshme”,- tha zëvendëssekretari zambian në Kabinetin e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, Siazongo Siakalenge. Duke vënë në dukje se shumica e vendeve afrikane kanë një deficit të konsiderueshëm të infrastrukturës, ai tha se Kina po ndihmon vendet e tjera në zhvillim për t'u ofruar atyre mundësinë jo vetëm për të krijuar produkte në nivel lokal, por edhe për të hyrë në tregjet kineze dhe globale.

 

“Fjalimi i Xi është fantastik. Ai i ka dhënë shumë shpresë botës në zhvillim. Kina po promovon zhvillim të barabartë jo vetëm në të gjithë Jugun Global, por në të gjithë botën”,- tha Siakalenge, i cili ishte i pranishëm në forum.

 

Gjatë dekadës së fundit, Kina ka propozuar nismën “Një brez, një rrugë”, Iniciativën e Zhvillimit Global, Iniciativën e Sigurisë Globale dhe Nismën e Qytetërimit Global. Ndërsa Jugu Global ka bashkuar duart me Kinën për të promovuar paqen globale dhe prosperitetin e përbashkët, disa në Perëndim kanë qenë të prirur për të hedhur baltë, duke e inkuadruar Kinën si përpjekje për të prishur rendin botëror. “Veriu Global është thjesht në panik”,- tha Thabo Sephuma, i cili punon në fondacionin “Nelson Mandela”.

“Për një periudhë të gjatë kohore, zëri ynë nuk është dëgjuar ose nuk është marrë seriozisht dhe disa rregulla janë bërë pa konsultimin tonën”,- tha Peter Ndoro, gazetar, transmetues në Afrikën e Jugut.

 

“Kur grumbullohen së bashku të gjitha kombet e Jugut Global, duhet të kuptoni se në fakt kemi çështje të përbashkëta, probleme të përbashkëta, shpresa të përbashkëta dhe ambicie të përbashkëta dhe ka gjëra që do të donim t’i shihnim të ndryshuara në botë”,- tha Ndoro.

 

Sipas tij, kur vendet bashkohen si një grupim, siç është Jugu Global, papritmas ai zë nuk mund të injorohet.