Foto nga VCG
Rrjeti më i madh i emigrantëve në botë, “Internations”, ka publikuar një sondazh të ri mbi jetesën dhe punën jashtë vendit. Në raportin vjetor “Expat Insider” zbulohen vendet më të mira për të jetuar emigrantët.
Raporti rendit Meksikën, Spanjën, Panamanë, Bahreinin dhe Malajzinë ndër pesë vendet më të mira për të jetuar emigrantët, bazuar në 56 aspekte të jetës së tyre, nga kostoja e jetesës deri te strehimi, shkruan “BBC”, përcjell “RTSH”.
E renditur në vendin e parë në sondazhin e këtij viti, Meksika është një ndër vendet më të mira për emigrantët për lehtësinë e vendosjes dhe dashamirësinë lokale. Në fakt, 75% e emigrantëve të anketuar thanë se është e lehtë të bësh miq vendas në Meksikë, krahasuar me vetëm 43% globalisht.
Spanja është renditur në top 10 në indeksin e cilësisë së jetës të sondazhit që nga viti 2014, për shkak të kulturës dhe jetës së saj të natës, mundësive, klimës dhe motit të moderuar. Kostoja e jetesës vazhdon të jetë më e ulët këtu se në vendet e tjera evropiane.
Panama në Amerikën Qendrore renditet e treta në indeks falë rezultateve të larta në lehtësinë e vendosjes, lehtësinë e gjetjes së miqve, kulturën dhe kategori të tjera që vlerësohen për një jetesë të mirë.
Malajzia, në Azinë Juglindore, e renditur në vendin e katërt në indeksin e përgjithshëm, shënon rritje për një jetë të mirë për emigrantët duke perfshirë miqësinë lokale dhe financat personale.
Bahrein, i vetmi vend i Lindjes së Mesme në top 10, u rendit i nënti dhe ishte vendi më i përmirësuar në listë nga viti 2022 në 2023, duke u ngjitur me 19 vende.
Gati gjysma e emigrantëve të anketuar vlerësuan koston e jetesës më të favorshme se në vitin 2022 dhe raportuan kënaqësi me situatën e tyre financiare. (Irma)