Sektori i transportit në Kinë vazhdoi rimëkëmbjen e qëndrueshme në korrik
2023-08-25 17:46:27

Foto nga VCG

Sektori i transportit në Kinë ruajti një rimëkëmbje të qëndrueshme në korrik, duke shtuar dëshminë e rimëkëmbjes së vazhdueshme ekonomike të vendit. Vëllimi i mallrave të vendit u rrit me 7.1 për qind në bazë vjetore në 4.74 miliardë tonë në korrik, nga 4.3 për qind në qershor, deklaroi në një konferencë shtypi Sun Wenjian, zëdhënësja e Ministrisë së Transportit, citon “Xinhua”.

Muajin e kaluar, xhiroja portuale e vendit u rrit 6.6 për qind në bazë vjetore në 1.43 miliardë tonë. Sipas Sun, numri e kontejnerëve arriti në 27.05 milionë njësi, 2.6 për qind më shumë në bazë vjetore.

Transporti i pasagjerëve shënoi rritje të fortë muajin e kaluar, pasi studentët e kolegjit kthehen në shtëpi për pushimet verore. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe pati shtim edhe të udhëtimeve familjare dhe atyre turistike.

Sektori i transportit në Kinë trajtoi një total prej 910 milionë udhëtime pasagjerësh në korrik, duke shënuar një rritje prej 47 për qind nga një vit më parë. (Irma)