Kinë, publikohen të dhënat statistikore mbi konsumin dhe prodhimin
2023-08-25 10:06:06

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pak ditë më parë, Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi të dhënat mbi Treguesin e Çmimeve të Konsumit (CPI) dhe Treguesin e Çmimeve të Prodhimit (PPI) të Kinës për muajin korrik.

 

Në korrik, kërkesa e banorëve për konsum shënoi mëkëmbje të vazhdueshme dhe CPI-ja u rrit në krahasim me një muaj më parë, kur ishte në rënie. Por, për shkak që në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, niveli i CPI-së ishte i lartë, CPI-ja në korrikun e këtij pati një rënie të vogël. Përveç çmimeve të ushqimit dhe energjisë, CPI-ja thelbësore shënoi një rritje të dukshme prej 0.8 % krahasuar me korrikun e një viti më parë, 0.4 pikë përqindjeje më e madhe se rritja në qershor.

 

Në bazë mujore, CPI-ja në korrik u rrit me 0.2 %, nga rënia prej 0.2 % në qershor. Në korrik, çmimi i ushqimeve u ul me 1.0 %, por duke qenë 0.5 pikë përqindjeje më shumë se niveli i qershorit. Ndër ushqimet, një kontingjent i madh perimesh dhe frutash kanë furnizuar tregun dhe çmimi i frutave e perimeve të freskëta shënoi rënie përkatësisht 5.1 % dhe 1.9 %. Për shkak të furnizimit të plotë, çmimi i mishit të derrit nuk ndryshoi në korrik dhe çmimi i vezëve, vajit, mishit të viçit, të deles dhe të shpendëve pati ulje me 0.4-1.4 %.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Çmimi i mallrave joushqimore në qershor ra me 0.1 % dhe në korrik u shtua me 0.5 %. Në këtë sektor, çmimi i shërbimeve njohu rritje me 0.8 % dhe shërbimet për udhëtimet kanë pasur rritje shumë të dukshme. Me rastin e pushimeve verore, numri i udhëtimeve pati rritje të madhe dhe çmimet e biletave të aeroplanëve, të turizmit dhe të hotelerisë u shtuan përkatësisht me 26 %, 10.1 % e 6.5 %.

 

Krahas kësaj, çmimi i mallrave të konsumit industrial shënoi rritje me 0.3 %. Nën ndikimin nga ngritja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, çmimi i benzinës në Kinë u ngrit me 1.9 %. Ndërsa për shkak të përfundimit të uljes së çmimeve më “18 qershor”, çmimi i pajisjeve të mëdha elektroshtëpiake, mallrave të përdorimit të përditshëm familjar dhe produkteve të kujdesit për lëkurën patën rritje me 0.7-1.2 %.

 

Në krahasim me një vit më parë, çmimi i ushqimeve është ulur me 1.7 %, i mishit të derrit me 26 %, i perimeve të freskëta 1.5 % dhe çmimi i vezëve, mishit të viçit e deles dhe karkalecave e gaforreve 1.5-4.8 %. Ndërkohë, çmimi i frutave të freskëta dhe i mishit të shpendëve njohu rritje me 2.2-8.8 %.

 

Çmimi i shërbimeve u rrit me 1.2 %. Ndër shërbimet, çmimi i biletave të aeroplanëve u ngrit me 11.9 % dhe i hoteleve, turizmit dhe biletave për filma dhe shfaqje artistike u ngrit përkatësisht me 13.2 %, 13.1 % dhe 5.9 %. Krahas këtyre, çmimi i mallrave të konsumit industrial njohu një rënie 1.9 % dhe i energjisë 6.9 % krahasuar me një vit më parë.

 

Kryestatisticenia e departamentit urban të Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës, Dong Lijuan u shpreh që në përgjithësi rënia e treguesit CPI në krahasim me vjet është e përkohshme. Në fazën tjetër, me mëkëmbjen e vazhdueshme të ekonomisë kineze, kërkesat në treg do të zgjerohen në mënyrë të qëndrueshme dhe marrëdhëniet ofertë-kërkesë do të përmirësohen vazhdimisht. Me pakësimin gradual të ndikimeve të bazës së lartë të CPI-së në vitin 2022, CPI-ja këtë vit pritet të rritet.

 

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në fushën e prodhimit, në korrik, për arsye që furnizimi dhe prodhimi vendas ishin në funksionim të plotë, dhe për shkak të ndryshimit të çmimit të mallrave të ambalazhuara në tregun ndërkombëtar, ulja e çmimit të prodhimit industrial (PPI) u pakësua në krahasim me një muaj më parë dhe me korrikun e një viti më parë.

 

Në krahasim me qershorin, vlera e PPI-së pati rënie me 0.2 %. Çmimi i prodhimit të materialeve industriale pati rënie me 0.4 % dhe çmimi i prodhimit të mjeteve të jetesës pati rritje me 0.3 %. Për shkak të ngritjes së çmimit të naftës bruto dhe të metaleve me ngjyrë në tregun ndërkombëtar, çmimi i sektorit të naftës dhe gazit natyror, metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve me ngjyrë njohu rritje përkatësisht 4.2 % e 0.4 %.

 

Krahas këtyre, çmimi i prodhimit të kompjuterave dhe pajisjeve inteligjente u rrit me 0.4 % dhe çmimi i prodhimit të baterive të litiumit pati rritje me 0.3 %. Çmimi i prodhimit të veshjeve pati rritje me 0.6 %.

 

Në krahasim me vitin e kaluar, niveli i PPI-së në korrik pati rënie me 4.4 %. Çmimi i nxjerrjes së naftës bruto dhe gazit natyror u ul 21.5 %, i nxjerrjes së qymyrgurit 19.1 % dhe i përpunimit të naftës dhe qymyrgurit 18.3 %. Çmimi i rafinimit të metaleve të zeza njohu një rënie me 10.6 % dhe i rafinimit të metaleve me ngjyrë 1 %. Këta sektorë kanë ndikuar afro 3.21 pikë përqindjeje në rënien e PPI-së në korrik, që është mbi 70 % e uljes së përgjithshme. Krahas këtyre, çmimi i prodhimit të energjisë elektrike e termike pati rritje 1.8 % dhe i veshjeve 1.2 %.

 

Sipas llogaritjes statistikore, nga rënia 4.4 % krahasuar me një vit më parë, -1.6 pikë përqindjeje u ndikua nga ngritja e dukshme e çmimeve në vitin 2022. Ndikimet nga luhatjet e çmimeve në 2023 ishin -2.8 pikë përqindjeje. (Jiang Lei)