Kina do të promovojë integrimin ekonomik rajonal të Afrikës
2023-08-25 10:12:31

Foto nga Xinhua

Kina është e angazhuar për të nxitur integrimin ekonomik rajonal të Afrikës nëpërmjet forcimit dhe integrimit të tregtisë brenda Afrikës, nxitjes së investimeve dhe lehtësimit të zhvillimit të zinxhirëve të vlerës, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar të enjten pas Dialogut të Liderëve Kinë-Afrikë.

Pala afrikane vlerëson propozimin nga ana e Kinës të Nismës së Zhvillimit Global, Nismës së Sigurisë Globale dhe Nismës së Qytetërimit Global në mbështetje të forcimit të multilateralizmit, dhe beson se zhvillimi i Kinës dhe Afrikës do të sjellë më shumë mundësi për paqen dhe zhvillimin në botë.

Sipas deklaratës, të dy palët do të vazhdojnë të ndërthurin bashkëpunimin me cilësi të lartë Kinë-Afrikë për “Një brez, një rrugë” me Agjendën 2063 të Bashkimit Afrikan dhe strategjitë kombëtare të zhvillimit të vendeve afrikane, për ta ngritur bashkëpunimin Kinë-Afrikë në nivele më të larta.

Të dy palët rikonfirmojnë angazhimin e tyre për të çuar më tej përpara ndërtimin e institucioneve të Forumit mbi Bashkëpunimin Kinë-Afrikë.

Krahas këSAJ, dy palët konfirmojnë sërish angazhimin e tyre të fortë ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së dhe mbështetjen e tyre të vendosur ndaj njëra-tjetrës në mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit, sigurisë e interesave të zhvillimit.

Pala kineze përkrah vendet afrikane në eksplorimin e rrugëve të zhvillimit sipas kushteve të tyre kombëtare dhe pala afrikane ritheksoi qëndrimin e vendosur për politikën e "një Kine".