Foto nga CFP
Nga 16 deri më 19 shtator, do të zhvillohet në qytetin Nanning të Rajonit Autonom Guangxi-Zhuang Ekspozita e 20-të Kinë-ASEAN. Në këtë ekspozitë do të marrin pjesë mbi 40 vende e rreth 1700 sipërmarrje.
Pas zhvillimit 20-vjeçar, Ekspozita Kinë-ASEAN është bërë një platformë e rëndësishme e bashkëpunimit dypalësh, e cila ka luajtur një rol aktiv për nxitjen e integrimit ekonomik rajonal. Zv.ministri kinez i Tregtisë Li Fei u shpreh se vitet e fundit, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar Kinë-ASEAN ka pasur rezultate frutdhënëse:
“Kina dhe ASEAN-i janë partnerët më të mëdhenj tregtarë të njëri-tjetrit. Në vitin 2022, vëllimi i tregtisë dypalëshe arriti në 975.3 miliardë dollarë, duke u rritur 11.2 % në krahasim me vitin 2021. Deri në korrik të këtij viti, investimet dypalëshe i kaluan 380 miliardë dollarët.”
Li Fei shtoi se tani Kina po promovon modernizimin, gjë që do t’u sjellë vendeve të ndryshme të ASEAN-it mundësi të reja. (Fani)