Anisa Mete është 25 vjeç dhe banon në qytetin e Tiranës. Prej më shumë se 8 vitesh ajo ka krijuar biznesin e saj estetik ku merret me shërbimet kundrejt vajzave dhe dëshirës së tyre për ndërhyrje bukurie. Anisa ka kryer studimet e larta Bachelor dhe më pas i ndërpreu ato për në tjetër hap në jetën e saj që ishte estetika.
E nisi si një biznes brenda familjes së saj dhe klientet e para ishin shoqet e saj, ndërsa sot Anisa numëron qindra kliente.
Gjithçka nisi si një ëndërr thotë ajo ndërsa feston suksesin e saj. Në një intervistë për Radio Ejani, Anisa tregon të gjitha sfidat që ka kaluar si një vajzë e re me aspiratën për biznes.
CMG: Kur e ke hapur dyqanin?
Anisa Mete: Shumë vite më parë, kur isha ende një vajzë e re, studente dhe mendova se si të nxjerr të ardhura për veten time. Ishte një ëndërr që flinte prej kohësh në sirtar dhe mendova pse jo .
CMG: Si e nise biznesim, duke marrë parasysh që ishte iniciativa e parë?
Anisa Mete: Biznes brenda shtëpisë! Fillimisht mendova ta diskutoj në familje idenë qe kisha. Ju kërkova atyre që të përdor një ambient të vogël në shtëpinë time. Këtë gjë do ta bëja përkohshëm deri në momentin kur të vinte mundësia për të blerë një dyqan apo për ta marrë atë me qira. Ata ranë dakord dhe ishin suporti im më i madh .
Unë pas shkollës isha e dedikuar aty, të ajo pjesë të shtepisë që e quaja biznes. Qyteti i Korçës eshte i vogël, por sapo u përhap lajmi pozitiv se unë bëja thonj, aty mbushej çdo ditë plot. Kjo më dha besimin për të ecur përpara. Isha ndër të parat estetiste thonjsh në qytet.
CMG: A kishe frikë nga dështimi?
Anisa Mete: Kisha frikë nga dështimi dhe ishte një ndjesi e gërshetuar me guximin. Unë si natyrë jam guximtare dhe shquhem për këtë gjë. Ndaj, në ato momente i thashë vetes " Ti do t'ia dalësh me çdo kusht".
Njerëzit e sukseshëm janë të destinuar edhe për të dështuar, ndaj unë e mora përsipër këtë risk, i cili më mësoi shumë.
CMG: Çfarë të ka mësuar rrugëtimi në biznes ?
Anisa Mete: Më ka mësuar së pari si të ndërveproj me njerëzit. Ndihem e lumtur për klientet e mia tashmë besnike, të cilat nuk më 'tradhëtojnë' kurrë! Ato më besojnë mua dhe unë përpiqem të jem korrekte .
Më pas biznesi më ka rritur edhe si njeri, kam kuptuar që vlera më e madhe e një njeriu është urtësia për të pranuar ndryshimet. Unë kam ndryshuar hap pas hapi.
CMG: Kujt ja dedikon suksesin ?
Anisa Mete: Suksesin unë ja dedikoj së pari vetes , sepse nga një vajzë e cila hapi një dyqan të vogël brenda në shtëpinë e saj, sot kam një sallon të madh. Pa harruar familjen time, e cila më mbështeti në idenë time dhe çdo ditë më suporton.
CMG: Si kanë ndryshuar trendet e estetikës në vendin tonë ?
Anisa Mete: Kanë ndryshuar pozitivisht. Tani vajzat janë kliente të rregullta të shërbimeve estetike të përmuajshme. Kujdesen për veten. Ajo që po ndodh tani është që çdo risi që futet në tregun e estetikës pranohet lehtësisht. Nuk paragjykohet dhe nuk shihet me skepticizëm. Vajzat guxojnë në trendet dhe ngjyrat që kanë vendosur të bëjnë në sallon.
CMG: A kanë kosto të lartë shërbimet estetike?
Anisa Mete : Nëse bëjmë një krahasim me vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë, Shqipëria është një vend, i cili këto çmime i ka shumë konkurruese. Ne kemi çmimet më të ulta dhe gjatë sezonit veror mua më ndodh shpesh që shumë kliente t’i kem të huaja.
CMG: A është një profesion që duhet ta ndjekin më shumë vajza të reja ?
Anisa Mete: Estetika është krijuar për vajza dhe duhet të vazhdohet nga ato . Vajzat janë më të ndërgjegjësuara sepse përpos faktit që është një profesion i bukur është edhe shumë fitimprurës. Ndaj, Po... Duhet ta ndjekin më tepër .
Intervistoi: Megi Latifi