30 ditë nga hapja e Lojërave Aziatike të Hangzhou-t
2023-08-24 18:09:03

Organizatorët e Lojërave të 19-ta Aziatike publikuan dizanjin e buqetave, të medaljeve dhe podiumit të ceremonisë së shpalljes së fituesve të enjten, kur mbeten 30 ditë nga fillimi i veprimtarisë më të madhe sportive të Azisë në Hangzhou të Kinës.

foto nga

Dizanji i buqetave për Lojërat e 19-ta Aziatike në Hangzhou/ foto nga Lojërat e 19-ta Aziatike 

Dizanji i dizanjit të medaljeve dhe podiumit të ceremonisë së shpalljes së fituesve për Lojërat e 19-ta Aziatike në Hangzhou/ foto nga Lojërat e 19-ta Aziatike 

Fshati i Sportistëve po përgatitet për të mirëpritur mbi 10 000 mysafirë nga i gjithë kontinenti.

Menaxheri i funksionimit të këtij fshati, Zheng Guoliang, thotë se shërbimet aty do të përqendrohen në nevojat e sportistëve.

"Në kuadrin e kërkesave për të mbajtur Lojëra të gjelbra, të zgjuara, ekonomike dhe etike, shërbimi ynë do të fokusohet në kërkesat e sportistëve. Ne do të krijojmë një mjedis të ngrohtë e të rehatshëm  jetese për ta. Falë përpjekjeve të mëdha, stafi ynë është gati për Lojërat."

foto nga CFP

Fshati i Sportistëve për Lojërat e 19-ta Aziatike në Hangzhou / foto nga CFP

Në programin zyrtar të këtij edicioni do të ketë përfshihen edhe sportet elektronike e kërcimi "break dance".

Lojërat Aziatike janë veprimtaria më e vjetër dhe më prestigjioze e organizuar prej Këshillit Olimpik të Azisë. Ato kanë filluar në vitin 1951 dhe, ashtu si olimpiadat, zhvillohen një herë në katër vjet.

Dhoma në Fshatin e Sportistëve për Lojërat e 19-ta Aziatike në Hangzhou / foto nga CFP