Presidenti i Brazilit: Vendet e tjera t’i bashkohen BRICS-it për të mbrojtur “jugun e botës”
2023-08-24 11:44:16
Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, rikonfirmoi gatishmërinë e tij për të sjellë më shumë vende në BRICS, grupi i formuar nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, bën të ditur “ATSH”.
“A mund ta imagjinoni Indonezinë të bashkohet me BRICS?” pyeti udhëheqësi progresiv gjatë programit “Conversa com o Presidente”, i transmetuar nga Johanesburgu, ku është mbledhur për dy ditë blloku i ekonomive në zhvillim.
Lula, i cili tha se ai po kërkonte një botë më demokratike dhe më mbështetëse, nënvizoi se donte të provokonte një diskutim mbi pabarazinë në samitin e Afrikës së Jugut dhe nënvizoi se vendet e BRICS janë shumë të rëndësishme, pasi ato përfaqësojnë hemisferën jugore. (Elona)
Lajmet Kryesore