Foto nga VCG
Autoritetet havajane ende nuk kanë dijeni për rreth 1 100 persona, të cilët rezultojnë të humbur pas zjarreve katastrofike që shkrumbuan ishullin e Mauit. Pas dy javësh, fatkeqësia i ka kushtuar jetën 115 banorëve, bën të ditur “RTSH”.
Bilanci mbetet provizor dhe Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka hapur një linjë të posaçme telefonike për të kontaktuar me të afërmit që mund të kenë informacion mbi personat ende të zhdukur.
Më të rrezikuar janë banorët e qytetit turistik Lahaina, ku organizata të ndryshme, përfshirë edhe policia, Kryqi i Kuq dhe strehimoret, po u vijnë në ndihmë rreth 12 mijë qytetarëve.
FBI-ja deklaroi të martën se numri i të zhdukurve ka të ngjarë të rritet.
Agjentët kanë mbledhur mostra të ADN-së nga familjarët e të zhdukurve, që nuk janë në gjendje të udhëtojnë drejt Mauit.
Për shkak të djegieve të rënda, deri tani janë identifikuar vetëm 27 nga 115 viktimat. (Elona)