Xi premton mbështetje të fortë për pavarësinë kombëtare të Republikës së Kongos
2023-08-24 20:51:09

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina, si gjithmonë, do të mbështesë me forcë Republikën e Kongos në mbrojtjen e pavarësisë kombëtare të saj dhe kundërshtimin e ndërhyrjes së huaj, tha presidenti kinez Xi Jinping të enjten në një takim me homologun e vet të Republikës së Kongos Denis Sassou Nguesso. Të dy presidentët ndodhen në Afrikën e Jugut për të marrë pjesë në Samitin e 15-të të BRICS-it.