Digjitalizimi i industrisë shqiptare të turizmit, risitë e platformës ATP
2023-08-24 11:05:23

Albanian Travel Pages (ATP) është portali i parë turistik në Shqipëri, si një urë lidhëse midis ofruesve të produkteve turistike dhe turistit të zakonshëm, vendas apo të huaj. ATP vjen për herë të parë në tregun shqiptar, në funksion të të gjithë aktorëve të industrisë së turizmit, që operojnë në sektorin e hotelerisë dhe sektorë të tjerë të lidhur ngushtë me të. Nëpërmjet një databaze të zgjeruar synohet të  përpunohet, shpërndahet dhe të krijohen mundësinë e komunikimit dhe gjetjes së ofruesit nga kërkuesi i ofertës turistike. Në një intervistë për mediat Gentian Ferhati ekspert turizmi sqaron avantazhet e kësaj platforme.

“Albanian Travel Pages nuk është as booking as adviser, por një komplet i të gjithë atyre bashkë. Është një nocion, një koncept i përfshirjes së gjithë ofertës turistike, të ofruar në Shqipëri nga ofrues të shumtë, por edhe të lidhjes dhe ndërlidhjes së audiencës me këto njësi. Këtu flasim shumë thjeshtë, ka një liberalizim shumë herë më të madh sesa platformat e tjera. Nuk je i detyruar që për të pasur numrin e telefonit të asaj njësie, duhet të bësh rezervimin, duhet t’i paguash pastaj të vjen informacion i lidhjes me atë njësi akomoduese apo atë shërbim, këtu listimi është i hapur”, tha Ferhati

Platforma është e sigurtë për përdoruesit.

“Është një profil biznesi dhe ne nuk ndërveprojmë me kartat e klientit, nuk shesim asgjë. Kemi një libër të madh digjital, ku fletë pas flete, vizitori, gjen atë çfarë kërkon, të ndarë. Pagesa nuk bëhen, pasi aty eshte numri i telefonit të paketës ofertuese apo akomoduese dhe pyet nëse ka dhoma të lira dhe gjen destinacionin shumë shpejt. Me “get direction” teknologjia ka mundësuar që ne tani po punojmë edhe shumë shpejt për të implementuar edhe inteligjencën artificiale, sa i përket alternativës që të jep kjo teknologji në perzgjedhjen e një sherbimi apo destinacioni”, tha ai.

Eksperti i turizmit Ferhati jep edhe shembuj për mënyrën se si operohet.

“Këtë fundjavë ju do të shkoni në zonën e Alpeve, në Theth, për shembull. Do të përcaktoni aty datën e mbërritjes, datën e largimit dhe interesin për aktivitete sportive apo shijimin e kulinarisë së zonës. Duke përcaktuar këto të dhëna automatikisht aplikaiconi ju nxjerr një tip skedulimi apo linje të aktiviteteve tuaja në orare të ndryshme dhe lokacione të ndryshme. Kjo është risia dhe teknologjia. Ajo çfarë ka ndryshe nga booking apo trip adviser është se nuk ka vetëm njësi akomoduese që në Shqipëri po shtohen. Vetëm në 2022 kishim 5700 njësi, por kemi edhe supliers, edhe furnitorët e këtyre njësive të shërbimeve, si dhe kemi ndëerveprimin me tregun e punës. Implementimi i moduleve dhe oferta që kanë përmes moduleve të akros në këtë platformë plus edhe ndërveprimi me platformat digjitale të turistëve, të rrugëve dhe e-transport që të jetë destinacion. Sot kemi kaluar në një digjitalizim komplet”

Platforma jep sugjerime dhe ndihmesë për ofertat që kanë turistët.

“Ka sugjerime dhe jo pronotime. Nuk flasim që të bëhen pronotime përmes platformës, por janë thjesht alternative që aplikacioni apo bashkësia e këtij kontenti të jep ty të bësh një zgjedhje sa më të mirë. Për momentin kemi vendosur që të funksionojmë dhe do futemi në treg me një formë shumë herë më liberale sesa platformat botërore konkurruese, pasi do e kishim lojën të humbur.”

Lehtësi në përdorim janë krijuar edhe për operatorët turstikë të interesuar.

“Edhe këtë pjesë e kemi menduar shumë mirë. Nëse në booking ke 15 faqe ku mund të fusësh info hap pas hapi, këtu ke vetëm një faqe kryesore ku ti vendos gjithë informacionin tënd. Është menduar edhe user eksperiencë, që perdorimi të jetë sa më komod dhe i thjeshtë.”

Për çdo anëtar vjen në ndihmë ekipi i kësaj platforme.

“Këtu futet dhe pjesa e asistencës së ekipit tonë që tashmë kanë një rrjet social, pasi nuk ka bujtinë pa një rrjet social. Kontenti dhe info apo një përshkrim i shkurtër apo një lokacion i saktë ndodhet në rrjetet sociale, si dhe çfare duhet. Në momentin që një menaxher ose ndryshimi i nje menaxhmenti të një njësie akomoduese ndryshon apo do të bëjë update atë që ka brenda, është mundësia përmes një logimi personal ta ndryshojëdhe ta perditësojë që ta bëjë sa më atraktive.”

Albanian Travel Pages është platforma e parë dhe e vetme në Shqipëri që përfshin industrinë e turizmit në dimension 360 gradë. Kjo platformë vjen në tregun e turizmit shqiptar,  në funksion të gjithë aktorëve të kësaj industrie, që operojnë në sektorin e hotelerisë dhe sektorët e tjerë të lidhur ngushtë me të.  Nje nga objektivat e platformës turistike, atp.al, eshte informimi i audiencës rreth atraksioneve turistike të vendit tonë, strukturave akomoduese, infrastrukturës dhe gjithë grupeve të interesit. Aplikacioni i mundëson përdoruesve që duke përcaktuar një destinacion të caktuar (me anë të një motori kërkimi), kërkuesi pra konsumatori i ofertës (produkteve apo shërbimit) turistike gjen çdo gjë që ofron industria e turizmit në Shqipëri të ndarë në kategori te ndryshme. Në vitet e fundit, industria e turizmit ka pësuar ndryshime të rëndësishme, kjo ka çuar në nevojën për zhvillimin dhe zbatimin e sistemeve të reja teknologjike në fushën e turizmit.