Një tregtore ulliri në një pazar në qendër të qytetit të Tunisit, kryeqendrën e Tunizisë gjatë ramazanit 2023 /foto nga CFP
Tunizia ka vendosur një objektiv ambicioz për të rritur prodhimin e vajit të ullirit, për konsolidimin e vendit të saj si një prej pesë prodhuesve më të mëdhenj në botë të "arit të lëngshëm".
Ky vend afrikan synon që ta rritë gjithmonë prodhimin e vajit të ullirit në 250 000 tonë në vit deri më 2035.
Autoritetet vendore thonë se Tunizia ka në plan të eksportojë rreth 200 000 tonë vaj ulliri çdo vit, ndërsa mbajnë një konsum mesatar vendor prej 50 000 tonë.
Një fermeri tunizian korri kokrra ulliri në një plantacion të qytetit El-Battan në tetor 2022/ foto nga CFP
Hamadi Boubakri mga Bashkimi Tunizian i Bujqësisë dhe Peshkimit shpjegoi objektivin për prodhimin të caktuar nga sektori tunizian i ullinjve.
"Kultivimi i ullinjve është shtylla e bujqësisë së Tunizisë. Ka rreth dy milionë hektarë ullishte me më shumë se 82 milionë pemë, duke zënë rreth 30 për qind të tokës së kultivueshme të vendit. Tunizia eksportoi 125 000 tonë vaj ulliri në vitin 2023, duke siguruar mbi 650 milionë dollarë amerikanë të ardhura. Projekti i zhvillimit i sektorit të ullinjve të Tunizisë është shumë ambicioz."
Kuota e eksportit të vajit të ullirit të Tunizisë në BE është 57 000 tonë.
Zyrtarët tunizianë po përpiqen ta rritin këtë kuotë në të paktën 100 000 tonë, për të shtuar të ardhurat e këtij sektori. (Artan)
Një fermere tuniziane në plantacionin e ullirit në qytetin El-Battan në tetor 2022/ foto nga CFP