Itali – 2 000 të mitur të pashoqëruar zbarkuan vetëm gjatë fundjavës
2023-08-24 10:22:24

Foto nga VCG

Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit i kalon 105 000. Mes fluksit të mbërritjeve shqetësuese ishte prania e të miturve të pashoqëruar, pasi midis së shtunës dhe së dielës zbarkuan pothuajse 2 000 të mitur,  bën të ditur “ATSH”. Kjo e çon shifrën totale nga 1 janari në 12 188.

Sipas Autoritetit për Fëmijërinë dhe Adoleshencën, në mesin e gushtit, numri i fëmijëve të pashoqëruar që mbërrinin nga deti ishte i njëjtë me numrin e të gjithë vitit 2021.

“Presioni migrator i kësaj vere nuk duhet të na bëjë të harrojmë faktin se këta janë të mitur që nuk kanë referencë për të rriturit dhe shpesh kanë histori e udhëtime të tmerrshme pas tyre. Është e drejta e tyre të jenë të mirëpritur dhe për këtë arsye bashkitë duhet të vendosen në pozitë për ta bërë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”, - tha kreu i Autoritetit, Carla Garlatti. Debate të shumta mes Ministrisë së Brendshme dhe administratorëve vendorë kanë shpërthyer të dielën e kaluar edhe për menaxhimin e të miturve. (Elona)