Kina zgjeron masat e parandalimit dhe kontrollit për aftësitë e kufizuara të shkaktuara nga defektet në lindje
2023-08-24 14:51:15

Foto nga VCG

Kina ka bërë përpjekje të pandërprera për të parandaluar dhe kontrolluar aftësitë e kufizuara të shkaktuara nga defektet e lindjes dhe çrregullimet e zhvillimit, me mbulimin e zgjeruar të ekzaminimeve të ndryshme shëndetësore. Federata Kineze e Personave me Aftësi të Kufizuara tha të mërkurën se krahasuar me vitin 2020, mbulimi i kontrolleve shëndetësore paramartesore dhe kontrolleve të shëndetit para lindjes u rrit përkatësisht me 6,3 për qind dhe 7,6 për qind në vitin 2022, citon “Xinhua”.

Më shumë se 90 për qind e të porsalindurve të vendit kanë pasur  kontrolle shëndetësore për çrregullime metabolike të trashëguara dhe dëmtim të dëgjimit, thanë burimet. (Elona)