Kina, rekord të ulët në ngjarjet kriminale me armë dhe eksplozivë
2023-08-24 11:30:05

Foto nga VCG

Numri i çështjeve penale në lidhje me armët e zjarrit dhe eksplozivët në Kinë shënoi një rekord të ulët në vitin 2022. Nënkryetari i zyrës së menaxhimit të sigurisë publike nën Ministrinë e Sigurisë Publike, Qi Xiguo, në një konferencë për shtyp, tha se Kina është bërë një nga vendet me incidencën më të ulët të dhunës me armë dhe eksploziv në botë, citon “Xinhua”.

Zyrtari theksoi suksesin e përpjekjeve të vazhdueshme të ministrisë për të luftuar krimet me armë zjarri dhe eksplozivë në vitet e fundit, duke vënë në dukje një rënie të njëpasnjëshme të numrit të rasteve në lidhje me krime të tilla.

Në shkallë vendi, sipas shifrave të ministrisë, ky vit ka shënuar një ulje prej 16 për qind nga viti në vit në raste të tilla penale.

Që nga fillimi i këtij viti, autoritetet kanë hetuar dhe zgjidhur 13,000 raste me armë zjarri dhe eksplozivë. (Elona)