"New York Times": Vendimi i Japonisë për lëshimin e ujit të ndotur krijon një "shembull të gabuar"
2023-08-24 14:34:32

Foto nga VCG

Gazeta amerikane "New York Times" botoi të martën një artikull, ku kritikohet lëshimi i ujërave të ndotura bërthamore nga Japonia në Oqeanin Paqësor, duke vënë në dukje se një gjë e tillë  do të shkaktojë një reaksion zinxhir.

Në artikull thuhet se qeveria japoneze dhe Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios e morën vendimin për hedhjen e ujërave të ndotura bërthamore në det në një proces që nuk ishte transparent dhe pa pjesëmarrjen e palëve përkatëse brenda dhe jashtë vendit në këtë vendimmarrje. Kjo mund të mbjellë farat e mosbesimit dhe kundërshtive për dekada. Megjithëse Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios, operatori i centralit bërthamor të Fukushimës, tha se përqendrimi i rrezatimit në ujërat e ndotura ishte "i papërfillshëm", problemi nuk lidhet me teknologjinë, shkencën apo treguesit, por se  mund të jepet një "shembull i gabuar"  dhe të krijohet precedenti i vendimmarrjes qeveritare jotransparente. Ndërsa Japonia ka mbajtur dëgjesa të shumta për këtë çështje, ato kanë qenë më shumë për diskutimin e alternativave sesa për t'i dhënë publikut më shumë të drejtë për shprehjen e mendimeve dhe për marrjen e informacioneve.