Kina forcon mbikëqyrjen e rrezatimit në ujërat e veta pas nisjes nga Japonia të hedhjes së ujit të ndotur bërthamor
2023-08-24 15:48:48

foto nga

Centrali bërthamor i Fukushimës/ foto nga CFP

Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios (TEPCO) filloi të lëshojë ujin e mbetur radioaktiv të Fukushimës në oqean të enjten më 13.00 sipas orës vendore.

Ministria kineze e Ekologjisë dhe Mjedisit shprehu po atë ditë në mëngjes kundërshtim të fortë ndaj vendimit të Japonisë, duke thënë se ky veprim është "jashtëzakonisht egoist dhe i papërgjegjshëm", dhe i kërkoi me forcë qeverisë japoneze të dëgjojë zërin e bashkësisë ndërkombëtare dhe të pranojë mbikëqyrjen e rreptë ndërkombëtare.

Sipas saj, Kina ka mbikëqyrur rrezatimin në ujërat e veta gjatë dy vjetëve të fundit dhe përqendrimi e radioaktiviteti i radionuklideve artificiale në ujin detar dhe organizmat detarë janë në një nivel normal.

Ministria tha gjithashtu se do të forcojë mbikëqyrjen e ujërave të Kinës dhe do të vlerësojë ndikimin e ujit të ndotur të Fukushimës në to, për të mbrojtur me vendosmëri interesat e vendit dhe shëndetin e njerëzve. (Artan)