Foto nga VCG
Hekurudhat e Kinës regjistruan 701 milionë udhëtime të pasagjerëve në linjat hekurudhore nga 1 korriku deri më 21 gusht, tregojnë të dhënat nga “China State Railway Group Co., Ltd.”
Numri i udhëtimeve të pasagjerëve të trajtuar nga hekurudhat në mbarë vendin ishte afërsisht 15.69 milionë të shtunën e kaluar, një nivel rekord ditor, shkruan “Xinhua”. Gjatë kësaj periudhe, 10,444 trena kanë funksionuar çdo ditë, duke shënuar një rritje prej 15,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Për të përmirësuar shërbimet për pasagjerët, kompania tha se do të lehtësonte më tej shërbimet e informacionit të pasagjerëve, duke optimizuar informacionin për blerjen e biletave, informacionin për ndryshimin e biletave dhe njoftimet për vonesat e trenave. (Elona)