Xi: Kina do të çelë një fond të posaçëm për Nismën e Zhvillimit Global
2023-08-24 20:55:31
foto nga CGTN
Presidenti i Kinës Xi Jinping tha të enjten në Johanesburg se Kina do të krijojë së shpejti një fond të posaçëm prej 10 miliardë dollarësh amerikanë për zbatimin e Nismës së Zhvillimit Global.
Xi i tha këto në Dialogun midis Vendeve të BRICS-it dhe Vendeve Afrikane e Vendeve të Tjera në Zhvillim e të Ekonomisë së Re, të zhvilluar në kuadër të Samitit të 15-të të BRICS-it.
Presidenti kinez bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një bashkësie me zhvillim të përbashkët, duke thënë se asnjë vend nuk mund të lihet pas në procesin e modernizimit global.
Xi theksoi po ashtu se bashkësia ndërkombëtare duhet të rifokusohet te problemet e zhvillimit. (Wang Lei/ Artan)
Lajmet Kryesore