foto nga CGTN
Presidenti kinez Xi Jinping tha të enjten se zgjerimi i BRICS-it është një ngjarje historike dhe një pikënisje e re për bashkëpunimin e BRICS-it.
Xi i tha këto në një konferencë shtypi gjatë Samitit të 15-të të BRICS-it, pasi presidenti afrikanojugor Cyril Ramaphosa shpalli se gjashtë vende - Argjentina, Egjipti, Etiopia, Irani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - janë ftuar të bëhen anëtarë të rinj të BRICS-it.
Zgjerimi pasqyron vendosmërinë e vendeve të BRICS-it për bashkim e bashkëpunim me vendet e tjera në zhvillim, përputhet me dëshirat e bashkësisë ndërkombëtare dhe u shërben interesave të përbashkët të ekonomive të reja dhe të vendeve në zhvillim, theksoi Xi.
Ai shtoi se zgjerimi do t'i japë gjallëri të re mekanizmit të bashkëpunimit të BRICS-it dhe do të nxitë më tej forcat për paqen dhe zhvillimin e botës.
Në këtë konferencë shtypi të drejtuar nga Ramaphosa, ishin të pranishëm dhe presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva dhe kryeministri indian Narendra Modi. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mori pjesë nëpërmjet internetit. (Wang Lei/ Artan)