Kina uron anëtarët e rinj të BRICS-it
2023-08-24 21:55:53

foto nga

foto nga MPJ

Pala kineze shpreh urime për gjashtë vendet - Arabinë Saudite, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentinën, Iranin dhe Etiopinë - që u pranuan si anëtarë të rinj të BRICS-it, gjatë Samitit të 15-të të këtij mekanizmi bashkëpunimi, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, zëdhënësi tha se ky zgjerim ka rëndësi të madhe historike. Vitin e kaluar, gjatë mandatit të Kinës si vend kryetar i radhës i BRICS-it, nisi procesi i zgjerimit. Shumë ekonomi të reja dhe vende në zhvillim kanë menduar aktivisht për anëtarësimin në BRICS dhe mbi 20 prej tyre kanë paraqitur kërkesë, gjë që mishëron forcën tërheqëse të BRICS-it, si edhe aspiratat e entuziazmin e ekonomive të reja dhe të vendeve në zhvillim.

Ky zgjerim pasqyron vendosmërinë e vendeve të BRICS-it për solidaritet dhe bashkëpunim me vendet në zhvillim dhe përputhet me shpresat e bashkësisë ndërkombëtare e me interesat e përbashkët të ekonomive të reja dhe të vendeve në zhvillim. Ky zgjerim është një pikënisje e re e bashkëpunimit të BRICS-it dhe do t’i japë një impuls të ri këtij mekanizmi, për të fuqizuar më tej forcat që janë për paqen dhe zhvillimin e botës, shtoi zëdhënësi i diplomacisë kineze. (Wang Lei/ Artan)