Zjarri përfshin rreth 7% të ishullit Tenerife në Spanjë
2023-08-24 11:45:37

Foto nga VCG

Zjarri shkatërrues i pyjeve në ishullin spanjoll të Tenerifes nuk është vënë ende nën kontroll dhe ka përfshirë më shumë se 7% të ishullit, sipas autoriteteve lokale, citon “ATSH”. “Zjarri, i cili shpërtheu gjashtë ditë më parë, deri tani ka përfshirë pothuajse 15 000 hektarë tokë në veri dhe verilindje të ishullit në Kanarie”, - njoftuan autoritetet.

“Nuk do të jetë e lehtë, por ne shpresojmë që zjarrin ta kemi plotësisht nën kontroll në ditët e ardhshme”, tha Manuel Miranda, ministri rajonal përgjegjës për politikën territoriale. Sipas autoriteteve, zjarri nuk ka shkatërruar asnjë shtëpi. Gjithashtu nuk ka pasur të plagosur.

Numri i të evakuuarve u vlerësua në 13 000. Duke qenë se shumica e njerëzve që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre qëndruan me të afërmit dhe miqtë, numri i saktë nuk dihet ende.

Të martën, rreth 1 000 banorë ishin ende në strehimoret emergjente. Zonat turistike në ishullin popullor thuhet se nuk u prekën nga zjarri. (Elona)