Kina do të mbajë qëndrim të ashpër kundër korrupsionit në sektorin financiar
2023-08-24 14:48:40

Foto nga VCG

Prokuroria e Lartë e Kinës bëri thirrje të martën për përpjekje të vazhdueshme dhe të gjithanshme për të goditur elementët e korruptuar në sektorin e financave, duke synuar të luftojë korrupsionin dhe të parandalojë rreziqet financiare, bën të ditur “Xinhua”.

Prokuroria e Lartë Popullore së fundi bëri publike katër raste udhëzuese për të luftuar korrupsionin në institucionet financiare, duke ofruar referenca për agjencitë prokurore në të gjithë vendin për t'i përdorur në trajtimin e rasteve të tilla në një mënyrë më të synuar.

Katër rastet fokusohen në lloje të reja të krimeve të lidhura me detyrën, që përfshijnë përvetësim, marrje ryshfeti, shpërdorim të fondeve publike, abuzim me pushtetin nga personeli i kompanive shtetërore, dhënien e paligjshme të kredive. Sipas statistikave zyrtare, gjithsej 652 persona u ndoqën penalisht për krime të lidhura me detyrën në fushën financiare në Kinë nga janari 2021 deri në korrik 2023.

Prokurorët duhet të mbajnë një qëndrim të ashpër kundër korrupsionit në sektorin e financave për të ruajtur sigurinë financiare të vendit. (Elona)