Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të një avioni të rrëzuar
2023-08-24 15:17:59

Agjencia e lajmeve TASS, bëri sot të ditur se shefi i grupit të mercenarëve rus Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të një avioni privat i cili u rrëzua në veri të Moskës të mërkurën. Agjencia citoi ‘Rosaviatsia-n’, autoritetin rus të aviacionit.

Megjithatë, nuk ka informacione të menjëhershme e të qarta nëse Yevgeny Prigozhin ndodhej në avion.

"Ka nisur një hetim për rrëzimin e avionit Embraer që ndodhi sonte në rajonin e Tverit. Sipas listës së pasagjerëve, mes tyre ishte edhe emri i Yevgeny Prigozhin-it", thanë zyrtarët e Rosaviatsia-s.