Laureati i Nobelit inkurajon më shumë kinezë të shkojnë në Afrikë
2023-08-23 14:19:24

“Ka një film të titulluar “Out of Africa”, por unë mendoj se duhet ta vizitojmë dhe të dimë më shumë për Afrikën dhe njerëzit e saj”. Kështu u shpreh për “Xinhua” Mo Yan, shkrimtari kinez fitues i çmimit Nobel në Letërsi, pas vizitës së tij të fundit në Kenia. Ai inkurajoi më shumë kinezët për të vizituar Afrikën dhe për të kuptuar më mirë kontinentin.

Foto:Xinhua

Mo Yan takohet me artistë afrikanë në stacionin Nairobi të hekurudhës Mombasa-Nairobi të ndërtuar me ndihmën e Kinës, 13 gusht, 2023, Kenia (Foto:Xinhua)

Pas një udhëtimi në hekurudhën 480 kilometër Mombasa-Nairobi Standard Gauge, e cila gjarpëron nëpër zona piktoreske të savanës, Mo Yan tha se ata që merren me kulturë duhet të shkojnë në Afrikë, të përjetojnë një kulturë krejtësisht të ndryshme nga ajo kineze.

“Ata që e duan natyrën dhe jetën e egër duhet të shkojnë gjithashtu në Afrikë, sepse këtu ka një hapësirë të pafundme dhe pamje fantastike”,- tha Mo Yan.

I njohur për trillimet e tij imagjinare dhe humaniste, Mo Yan u nderua me çmimin Nobel në Letërsi në vitin 2012. Ai është shtetasi i parë kinez që fiton një titull të tillë.

Mo Yan, i lindur në vitin 1955 në qarkun Gaomi të provincës Shandong të Kinës Lindore, pas vizitës së tij të parë në Kenia u bëri thirrje kinezëve ta vizitojnë Afrikën për të kuptuar më mirë kontinentin dhe për të kontribuar në miqësisë dhe bashkëpunimit dypalësh.

Mo Yan mbërriti në Kenia më 28 korrik dhe vizitoi disa atraksione të famshme turistike, si Rezervati Kombëtar Maasai Mara, i cili ndodhet në fushat jugperëndimore të Kenias, i njohur për migrimin e kafshëve të egra nga Parku Kombëtar Serengeti i Tanzanisë.

Ndërsa udhëtonte me tren, Mo tha se pa elefantët, gjirafat, zebrat dhe antilopat duke u grumbulluar në Parkun Kombëtar të Nairobit, ndërsa treni i ndërtuar nga Kina që lidh kryeqytetin e Kenias, Nairobin, me qytetin bregdetar të Mombasas, përshkonte thesaret ekologjike përgjatë 480 km të korridorit Mombasa-Nairobi.

Mo Yan në stacionin Nairobi të hekurudhës Mombasa-Nairobi të ndërtuar me ndihmën e Kinës, 13 gusht, 2023, Kenia (Foto:Xinhua)

Mo Yan në stacionin Nairobi të hekurudhës Mombasa-Nairobi të ndërtuar me ndihmën e Kinës, 13 gusht, 2023, Kenia (Foto:Xinhua)

“Ato që shihja më parë në televizor, po i shikoja nga afër. Ishte e mahnitshme. Kontinenti afrikan është kaq magjepsës”,- tha Mo Yan.

Ai vizitoi gjithashtu projektet e mëdha të infrastrukturës të ndërtuara nga kompani kineze, duke përfshirë hekurudhën Mombasa-Nairobi, duke thënë se hekurudha, e cila pritet të ketë një vëllim total mallrash prej 23 milionë tonë dhe një vëllim prej 13 milionë pasagjerësh deri në fund të këtij viti, është një projekt modern i ndërtuar me standarde, teknologji dhe pajisje kineze.

Ai pranoi se ky udhëtim i kanë dhënë atij shumë frymëzim, duke thënë: “Këtë herë, ne kemi ardhur në Kenia për të parë Luginën Rift të Afrikës Lindore, për të parë Rezervatin e Madh Kombëtar dhe për të parë arritjet e bashkëpunimit Kinë-Kenia”.

Wang Zhen, presidenti i Shoqatës së Kërkimeve të Kulturës dhe Artit në Pekin “Shutong”, i cili shoqëroi Mo Yan gjatë udhëtimit mbi dy javë, tha gjithashtu se Afrika është krejt ndryshe nga ajo që mendohet përpara se ta vizitosh. “Sapo ke shkelur në atë tokë, ndryshon krejtësisht përshtypjen”, - tha ai.

Mo Yan tha se Kina dhe Kenia, të ndara me mijëra kilometra, me kultura krejtësisht të ndryshme, mund të ruajnë ende një lidhje të pathyeshme. Sipas tij, lidhja midis dy vendeve nuk qëndron vetëm në infrastrukturë, por edhe në shkëmbimet mes njerëzve.

Ai tha se pas kthimit në Kinë do të vazhdojë të botojë tregime mbi atë që ka parë dhe dëgjuar gjatë udhëtimit të tij në Kenia, në mënyrë që më shumë lexues kinezë të kuptojnë Kenian, Afrikën dhe bashkëpunimin Kinë-Afrikë. Ai shpreson që më shumë shkrimtarë kinezë do ta vizitojnë Kenian dhe kontinentin afrikan, për të pasur shkëmbime ballë për ballë me shkrimtarët vendas.

Mo Yan takohet me artistë afrikanë në stacionin Nairobi të hekurudhës Mombasa-Nairobi të ndërtuar me ndihmën e Kinës, 13 gusht, 2023, Kenia (Foto:Xinhua)

Mo Yan takohet me artistë afrikanë në stacionin Nairobi të hekurudhës Mombasa-Nairobi të ndërtuar me ndihmën e Kinës, 13 gusht, 2023, Kenia (Foto:Xinhua)

Kur u pyet se cilin nga librat e tij do t'ua rekomandonte lexuesve në Kenia, Mo tha se do të ishte “Red Sorghum”, një roman në gjuhën kineze. Ai shpjegoi se vepra letrare ka ngjashmëri me përshkrimin në romanin historik të shkrimtarit të famshëm kenian Ngugi wa Thiong'o, “A Grain of Wheat”.

“Vetmia dhe uria ishin frymëzimi im i krijimit”,- ka thënë dikur Mo Yan. Sipas tij, çdo shkrimtar ndan një rrjedhë të ngjashme rritjeje, duke filluar si lexues dhe entuziast letrar.

Laureati i Nobelit beson gjithashtu se ka potencial të madh për bashkëpunimin Kinë-Afrikë në fushën e letërsisë.

“Afrika është një tokë magjepsëse. Kina dhe kontinenti afrikan kanë perspektiva të mëdha dhe shpresa të pafundme”,- tha Mo Yan, duke shtuar se udhëtimi i tij në Kenia ishte vetëm fillimi i një të ardhmeje më të ndritshme përpara për bashkëpunimin Kinë-Kenia.