Xi: Zhvillimi, e drejtë e patjetërsueshme e të gjitha vendeve, jo privilegj i disave
2023-08-23 20:35:45
foto nga CGTN
Presidenti kinez Xi Jinping theksoi të mërkurën në Johanesburg të Afrikës së Jugut se zhvillimi është një e drejtë e patjetërsueshme e të gjitha vendeve, jo një privilegj i vetëm disave prej tyre.
Ai i tha këto në fjalimin e mbajtur në Samitin e 15-të të BRICS-it.
Xi vuri në dukje se nuk është e pranueshme t’i veshësh rregullat e rregulloret e brendshme me petkun e normave ndërkombëtare. Normat ndërkombëtare duhet të shkruhen e të zbatohen nga të gjithë në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Ai tha gjithashtu se formimi i grupeve përjashtues është edhe më i papranueshëm.
Xi bëri thirrje për zgjerimin e shpejtë të BRICS-it dhe nxiti përpjekjet për një qeverisje më të drejtë dhe më të arsyeshme globale. (Artan)
Lajmet Kryesore