Kina ndan subvencione për plehra kimike dhe pesticide
2023-08-23 15:58:53

Foto nga VCG

Ministria kineze e Financave akordoi 2.4 miliardë juanë (rreth 329.7 milionë dollarë amerikanë) në subvencione për plehra kimike, pesticide dhe spërkatje të tjera bujqësore për të ndihmuar në sigurimin e një korrje të shpejtë të drithërave të vjeshtës, shkruan “Xinhua”.  

Spërkatjet e subvencionuara përmirësojnë rendimentet e drithërave të vjeshtës si misri dhe soja dhe forcojnë rezistencën e tyre ndaj faktorëve të dëmshëm mjedisor.  Ministria u ka kërkuar autoriteteve vendore që t’i shpenzojnë subvencionet në mënyrë specifike dhe t’i kryejnë spërkatjet në mënyrë të koordinuar dhe në kohë. (Elona)