Trump do të dorëzohet këtë të enjte, tek autoritetet në Atlanta
2023-08-23 16:56:55
Foto nga VCG
Ish presidenti Donald Trump do të dorëzohet para autoriteteve në Atlanta këtë të enjte lidhur me akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias. Zoti Trump e bëri vetë publik njoftimin për dorëzimin përmes një postimi në rrjetet sociale ku gjithashtu përsëriti se akuzat e ngritura ndaj tij janë të motivuara politikisht.
Lajmet Kryesore