Tregtia ndërmjet Kinës e Afrikës, rritje të qëndrueshme në janar-korrik
2023-08-23 16:56:46

foto nga CGTN

foto nga CGTN

Tregtia e Kinës me Afrikën njohu rritje të qëndrueshme në shtatë muajt e parë të vitit, treguan të mërkurën të dhënat zyrtare.

Tregtia kino-afrikane u rrit 7.4 për qind gjatë periudhës janar-korrik, duke arritur në 1.14 trilionë juanë (rreth 158.36 miliard dollarë amerikanë), sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave.

Kina ka mbetur partnerja më e madhe tregtare e Afrikës gjatë dekadës së kaluar. Tregtia dypalëshe arriti në 1.87 trilionë juan vjet, 14.8 për qind më shumë se në vitin 2021. (Artan)