Foto nga VCG
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e cilësoi të panevojshme ndërhyrjen e OKB-së në Qipro, në vendin e konsideruar si “zonë e vdekur”, duke theksuar se Turqia nuk do të lejojë veprimet e paligjshme, shkruan “Panorama”.
“Ndërhyrja e OKB-së ishte e papranueshme. Turqia, si një fuqi garantuese, nuk do të lejojë veprime të paligjshme në Qipro dhe pret një zgjidhje humanitare”,- deklaroi Erdogan.
Sipas tij, parandalimi i turqve qipriotë që jetojnë në Pyla për të arritur në atdheun e tyre nuk është as ligjore dhe as njerëzore. Ai argumentoi se forcat paqeruajtëse të OKB-së dukej se ishin të njëanshme nga ndërhyrja në Qipron Veriore.
Lidhur me konfliktin e Turqisë dhe Greqisë, për “tokën e vdekur”, OKB ka kërkuar shmangien e incidenteve në Vijën e Gjelbër.
Përparësitë kryesore të OKB-së janë shmangia e tensioneve midis dy palëve dhe ruajtja e status quo-së në atë zonë. (Elona)